2 nga formacioni më i mirë i vitit në Ligën e Parë turke janë futbollistët shqiptar, portieri Gentian Selmani i Boluspor dhe Edurd Rroca i Istambulspor.
Portieri i kombëtares shqiptare është edhe portieri i dytë më i mirë në këtë ligë sa i prëket statisikave. Në këtë edicion të dytë në Turqi,Selmani ka luajtur me dy skuadra por tashmë duket se në këtë vit në ekipin e ri ka gjetur formën më të mirë.
Sa i përket rivalitetit në kombëtare me dy portierët e Serisë A, si Strakosha dhe Berisha, Selmani shton.
Ndërkohë Eduard Rroca që në vitin e tij të parë tek skuadra e Instambulsporit ka treguar vlerat e tij duke qenë një kontribues i rregullt në ekip me asiste dhe gola.
Falë kësaj paraqitje ofertat për të nuk kanë munguar.
Top Channel