80 plumba drejt makinës së tij/ Postimi prekës i motrës për biznesmenin shqiptar: Të kisha pikë të dobët, shkove të vëllai…

14/05/2021 09:55

Motra e biznesmenit shqiptar, Kamer Idrizi, i cili u ekzekutua në Shkup ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.

Ajo thotë se Kameri ishte pika e saj e dobët, ndërsa para disa kohësh kishte humbur dhe vëllanë tjetër, Enverin.

“Ndjej dhimbje te madhe humba personin që e kisha pikë të dobët që e kishte aromën e babit tim Zoti na takoftë në Xhenet o shpirti i shpirtit tim. Shkove te vllau yt Enveri që të deshti më shumë se veten”, shkruan ajo.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 22:00 në lagjen Butel 2. Në momentin e krimit, viktima ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti. Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.

Arma e vrasësve ka qenë kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gëzhoja, ku disa prej tyre i morën jetën Kamer Idrizit.

Kamer Idrizi për opinionin e gjerë u bë i njohur në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj tij në hotel Aleksandar në Shkup. Në profilin e tij në Facebook mund të shihen foto të shumta të Kamerit me zyrtarë të lartë të LSDM-së.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel