Vrasja e 20-vjeçares/ Polici që mori në krah foshnjën e viktimës hedh dyshime: Ata e vranë sepse vajza mundet që…

13/05/2021 11:30

Ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë në Glyka Nera, në Greqi, ku grabitësit i morën jetën një 20-vjeçareje, duke e lënë trupin e pajetë pranë foshnjës së saj, tronditi të gjithë opinionin publik.

Oficerët që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje vlerësojnë se grabitësit dhe vrasësit e 20-vjeçares, Karolinë janë autorë edhe të disa grabitjeve të tjera në Athinë.

Po ashtu ata kanë formuar një “listë të zezë” me 100 persona të dyshuar, të gjithë grabitës-kriminelë, të ardhur  në Greqi dhe me shtetësi greke, të cilët janë liruar nga burgjet dhe janë kthyer ilegalisht aty.

Polici, i cili ka marrë i pari në krahë foshnjën e 20-vjeçares hedh dyshime se përse autorët mund ta kenë vrarë atë. Ai ka thënë se: “Është e mundur që vajza të ketë parë karakteristikat e autorëve të krimit dhe kjo është arsyeja pse ata e vranë atë”, ndërsa shtoi se: “Unë e konsideroj të pamundur që asnjë ADN e autorëve nuk është gjetur, ata ishin aty për  30 minuta dhe duhet të ketë qenë thuajse e pamundur që të ishin sterilizuar.”

Top Channel