Veliaj uron Bajramin e Madh: Më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh
13/05/2021 10:07
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Bajramin e Madh, duke u shprehur për më shumë paqe, tolerancë dhe solidariteti.
Në një postim në rrjetet sociale Veliaj shkruan: “Gëzuar Bajramin!
Respekt për sakrificën e të gjithë atyre që agjeruan këtë muaj të shenjtë!
Uroj të na gjejë më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh.
Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje!”
Top Channel