Mandati i tretë i Ramës/ Peza: I vetmi kryeministër që qeveris kaq gjatë, sfidat tani i ka me veten dhe vendin

13/05/2021 21:31

Edi Rama fitoi mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit, duke u bërë i pari kryeministër shqiptar që fiton tre herë radhazi.

Sipas analistit, Alfred Peza, pasi arriti këtë rekord, tashmë për Ramën sfidat janë të tjera. “Është i pari kryeministër socialist që qeveris katër vite të një mandati të plotë.
I pari politikan që fitoi një mandat të dytë të vetëm
I pari dhe i vetmi kryeministër që ka fituar një mandat të tretë të plotë
Nisur nga kjo, sfidat nuk mund të jenë më të njëjta. Ai është i fokusuar te plani i zhvillimit, infrastruktura, projektet e mëdha, turizmi. Ky do të jetë mandat për zhvillim”, shprehet Peza në “Open”.

Sipas tij, tashmë kryeministri e ka sfidën me veten. “Tani e ka sfidën me veten, me të ardhmen, me perspektivën e vendit. Prej kohësh, ka nxjerrë një projekt zhvillimi 10 vjeçar, Shqipëria 2030.
Fakti që thotë nuk do të përfshihem, edhe sikur të na godasin, është shumë deklaratë e krishterë, nuk e ka thënë askush më parë. Ftesa e vazhdueshme për bashkëpunim është një ftesë e sinqertë nga ana e tij”, thotë analisti.

Top Channel