Analisti dhe juristi kreshnik Spahiu duke analizuar atë se si do të jetë mandati i 3 i kryeministrit Edi Rama, tha se ky është një mandat i paprecedentë, pasi kemi një qeveri të cilës i është besuar për herë të tretë radhazi.
Spahiu tha se Rama ka disa sfida në këtë mandat të tretë, që përkon dhe me mandatin e Presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrin e Kosovës Abin Kurtin, me të cilin Spahiu tha se marrëdhëniet duhen forcuar. Kjo treshe sipas Spahiut do prodhojë ngjarje të rëndësishme në rajon.
Spahiu: Shqipëria është në një periudhë të paprecedentë, kemi një qeveri me mandat të tretë për herë të parë, që i bie për 12 vjet ka një 40 përqind të popullsisë shqiptare, që nuk kanë përfaqësues, tani sfida është Rama do jetë kryeministri i socialistëve apo i shqiptarëve. Tani Ramën e kanë votuar si e keqja më e vogël ,elektorati me një gur ka vrarë 4 zogj.
Rama do përballet me: duhet të ndërtojë një kabinet ndryshe, se ka disa sektorë që janë më problematikë në Shqipëri, si për trafiqet, të ngrejë që qeveri me burra të fuqishëm e njerëz profesionistë . Iku koha e qokave, nëse do jesh kryeministri i shqiptarëve.
E dyta mandati do ketë zhvillime të forta në rajon, në mandatin e Biden-Kurti-Rama do ketë zhvillime të forta në dy shtetet shqiptare, gjeopolitikë e re në rajon.
Rama 3 duhet të jetë një qeveri gjithëpërfshirëse kombëtare, pra atë që se ka bërë dot Albini në Kosovë.
Duhet të sheshohen dhe të rivendoset dialogu Shqipëri Kosovë, një Kosovë që s’ka dialogë me Tiranën, nuk dialogon dot me Brukselin dhe Beogradin.
Mandati i 3 sfidues dhe ekonominë, pra një pjesë kërkon zgjidhje , Rama i vetmi që s’është ndëshkuar nga pandemia, se qeveritë botërore po tronditën.
Rama i ka një borxh shqiptarëve vota e tretë besim i madh, opozita ka humbur shans historik me tërmetin dhe pandeminë.
Top Channel