Kush do jenë ministrat e ardhshëm? Spahiu flet me emra: S’kalohet me çuna të mirë, e goca të qeta para BE-së

13/05/2021 22:05

Kush do jenë ministrat e ardhshëm, kjo është pyetja kryesore që ngrihet pas marrjes së mandatit të tretë nga kryeministri Edi Rama.

Analisti Kreshnik Spahiu tha se emrat që ishin të suksesshëm do të rrinë ndërsa për sektorë të tjerë kritikë dhe me peshë për kërkesat e BE duhen emra të fuqishëm.

Spahiu: Deri në datë 5 shtator Rama do presë dy ngjarje: e para nëse do pranohet shkarkimi i Metës, dhe deri në datë 5 shtator Gjykata kushtetuese e ka hapësirën për të dhënë vendimin dhe nga kjo do varet formatimi i qeverisë se nga kjo varet konfigurimi i presidencës, e dyta nëse do hapen negociatat apo jo, se plani i detyrimeve ndaj BE është i madh, se nuk mund të mjaftohen me ca emra të pakontestuar nga media, s’kalohet me çuna të mirë dhe goca të qeta, të paktën për disa sektorë kritik që i dimë.

Mendoj që disa ministre të suksesshme, si Manastirliu , Balluku, apo Spiropali do të jenë prapë në qeveri, por rendi arsimi, drejtësia do kenë ministra të rinj në varësi të kërkesave të BE.

Top Channel