Alarm në Athinë/ Pas shpërthimit të parë, gjendet një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona Besimtarët mysliman kanë falur namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Në ambientet e brendshme të xhamisë, falja e namazit është bërë me respektim të masave anti- covid, e të gjithë të pranishmëve u është kërkuar që namazin e sabahut ta falin në shtëpitë e tyre.
Myftiu Naim Tërnava ka uruar besimtarët dhe është lutur që agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit t’u pranohet nga Zoti dhe ka bërë apel për kujdes ndaj njëri- tjetrit gjatë vizitave familjare, duke rikujtuar përgjegjësinë e secilit ndaj shëndetit publik.
Ndërsa qytetarët janë lutur për paqe dhe përfundim të pandemisë.
Top Channel