Gjykata jep urdhër mbrojtje 1 vjeçar për tre fëmijët dhe nënën e familjes Troka, por për dhunuesin, babain e tyre vendos që do të rrijë në të njëjtën shtëpi me ta.

Ervis Troka nga fshati Frakull e vogël, 28 vjeç, ankohet se babai i tij rreh dy motrat dhe nënën rregullisht, madje ka thyer edhe dyert e xhamat e shtëpisë. Një sfurk ai e mban poshtë krevatit me të cilin sipas tij kërcënon se do t’i vrasë. Motrat janë maxhorene, njëra është me probleme të shendetit mendor kurse tjetra punon në arë tek xhaxhai.

Aktualisht urdhëri i mbrojtjes ka mbaruar, por edhe kur ishin me urdhër mbrojtje, gjykata kishte vendosur që dhunuesi do të rrintë në një shtëpi me ta. Djali thotë se aktulisht janë në proces gjyqësor për dhunë, por nuk munden dot të jetojnë në këtë gjendje në të njëjtën shtëpi me dhunuesin.

Ervis Troka dhe e motra tregojnë se babai i ka rrahur dhe keqtrajtuar gjithë jetën. Ai ka shkatërruar shtëpinë ku jetojnë duke shkulur dyert dhe thyer xhamat. Ai rreh edhe motrën e sëmurë, edhe nënën, madje njëra nga motrat, me e madhja ka një të çarë në buzë të cilën pretendon se ja ka bërë babai.

Ajo thotë se jetojnë në gjendje shumë të keqe vetëm me kempin e motrës dhe punën që bën ajo në arë. Vëllai është i papunë dhe nëna gjithashtu. Babai dhunues lekët e pensionit që merr nuk i çon në shtëpi. Djali tregon edhe sfurkun që babai mban poshtë krevatit më të cilin ai thotë se i kërcon se do t’i vrasë.

Fiks fare u interesua edhe tek oficeri i zonës Arian Mema , në një telefonatë për Fiksin thotë se e njeh shumë mirë rastin , aktualisht janë në një proces gjyqësor për dhunë në familje, gjykata e ka lëshuar urdhërin e mbrojtjes ,por ka thënë që dhunuesi do të rri në një shtëpi me ta. Ky urdhër mbrojtje aktualisht ka përfunduar dhe ata presin vendimin e gjykatës.

Top Channel