Tani është zyrtare; finalja e Ligës së kampioneve e këtij viti mes Manchester City dhe Chelsea edhe këtë vit do të luhet në Portugali, por jo në Lisbonë siç ndodhi sezonin e kaluar.
këtë radhë finalja e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë do të luhet në stadiumin Do Dragao të Portos, madje do të ketë edhe publik në shkallët e tij.
Në këtë mënyrë, Stambolli ku ishte programuar të zhvillohej kjo finale, pa që të humbasë të drejtën e pritjes së eventit për të dytin vit radhazi për shkak të situatës aspak të mirë të pandemisë Covid 19 në Turqi. Javët e kaluara u fol për një spostim të finales së Ligës së Kampioneve në Wembleu, por UEFA nuk mori siguritë e kërkuara nga qeveria britanike dhe për këtë arsye zgjodhi Portugalinë që menjëherë i dha garancitë që qeveria e futbollit evropian donte për këtë finale
Dhe e gjithë kjo u bë që të lejohej prania e tifozëve në stadium. numri i lartë i rasteve dhe vdekjeve nga coronavirusi në Turqi e bënte të pamundur dicka të tillë, ndërkohë që edhe rregullat e qeverisë britanike patën ndikimin e tyre duke qenë se sipas tyre personat që hyjnë në vend pas një udhëtimi në një shtet që është në listën e kuqe të Britanisë siç është Turqia, do të duhet të hyjnë në karantinë për 10 ditë në një hotel të miratuar nga autoritetet, por me shpenzimet e tyre.
Këtu nisi përpjekjet qeveria Johnson për të sjellë finalen e Ligës së kampioneve në Wembley, por duke parë rregullat e forta anticovid në Mbretërinë e Bashkuar, UEFA në fund zgjodhi Portugalinë që është në listën jeshile të Britanisë. Dragao do të presë këtë finale të gjithën angleze ku të pranishëm do të jenë 12 mijë tifozë, nga 6000 tifozë për secilën prej skuadrave
Top Channel