Është falur namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Shën Sofia pas 87 viteve. Namazi u drejtua nga Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş.
Namazi u fal në kuadër të masave të koronavirusit të ri (COVID-19) brenda dhe jashtë xhamisë me pjesëmarrjen e qytetarëve. Në kuadër të programit të organizuar në xhami u lexua Kur’ani Kerimi pas namazit të sabahut.
Sipas traditës, kreu i Diyanet-it, Erbaş, në minber ku e lexoi hutben u ngjit me shpatë, raporton Anadolu Agency.
Në namazin e Bajramit në Shën Sofia morën pjesë gjithashtu edhe kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Şentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Adil Karaismailoğlu si dhe zyrtarë të tjerë.
Top Channel