Vjedhje, falsifikim dhe mashtrim, pranga 5 personave në Tiranë/ Punohet për kapjen e ‘skifterëve’ që tentuan të vjedhin bankomatin në Golem

12/05/2021 10:15
Foto Ilustruese

Pesë persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë tentuar të vjedhin me thyerje një bankomat që ndodhet në ambientet e marketit në pronësi të shtetasit D. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Xh., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 58 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. C., për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasve:

A. B., 52 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit Z. B., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.

•Më datë 11.05.2021, gjatë në zonën e Malit të Robit, Golem, kanë tentuar të vjedhin me thyerje bankomatin që ndodhet në ambientet e marketit në pronësi të shtetasit D. B. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel