Të kujdesesh për fëmijët është me të vërtetë një punë me kohë të plotë. Në fakt, është sa dy punë e gjysmë, sipas një hulumtimi që ka zbuluar se koha që nënat kalojnë në detyra të lidhura me prindërimin barazohet me një javë pune 98 orësh.
Sondazhi amerikan me 2000 nëna me fëmijë të moshave nga pesë deri në 12 vjeç zbulon se një nënë mesatare do të vërë orën e zgjimit në 6.23 të mëngjesit dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e nënës deri në orën 8.31 të mbrëmjes në një ditë normale.
Kjo periudhë kohe është e barabartë me një turn pune prej 14 orësh, shtatë ditë të javës, duke tejkaluar kështu orët e çdo pune “normale”.
Hulumtimi mbi presionet e shumta me të cilat përballen nënat u porosit nga një markë amerikane e lëngjeve dhe gjithashtu zbuloi se një nënë mesatare arrin të kursejë vetëm një orë e shtatë minuta për veten e saj çdo ditë.
E ftuar në “Wake Up”, sociologia Marsida Simo ngriti shqetësimin se në familjet shqiptare janë gratë ato që shihen sikur e kanë për detyrë të kujdesen shtëpinë.
“Burri martohet për ta pasur gruan shërbëtore pa pagesë. Nënat me këto zakone rrisin djem jo të pavarur, sepse ata nuk dinë të kujdesen për veten e tyre”, tha ajo.
Top Channel