Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarët që kthehen në Shqipëri bllokohen në temperatura të larta, pala greke punon me ritme të ngadalta
Për t’i ardhur në ndihmë të atit me kancer dhe për t’u bërë me fëmijë, një i ri shqiptar zgjodhi t’i futej rrugës së shitjes së drogës në Britaninë e Madhe.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Oresti K. 28-vjeç, u arrestua nga policia në Cardiff në 27 Prill, pasi gjatë kontrollit iu sekuestrua kokainë.
Oficerët e policisë kontrolluan edhe shtëpinë e të riut ku i gjetën më shumë se 2 mijë paund kesh dhe çelësat e një tjetër makinë, brenda së vilës kishte kokainë.
Në total, atij iu gjet një sasi prej 347.6 g kokainë me vlerë tregu deri në 14,800 paund.
Në përfundim shqiptari u dënua 32 muaj burg.
Avokati sqaron pse shqiptari iu fut drogës
I riu shqiptar kishte nënshtetësi greke dhe ishte me leje qëndrimi në Britani të Madhe, ku kishte tre vjet që jetonte.
Sipas avokatit, 28 vjeçari shqiptar, paratë që fitonte nga shitja e drogës, i dërgonte në Athinë, pasi i ati ishte me kancer terminal dhe kishte nevojë për trajtim privat që është i kushtueshëm.
Avokati zbuloi gjithashtu se 28-vjeçari dhe partnerja e tij po përpiqeshin të krijonin familje dhe po ruanin para për fekondim in vitro./Gazeta SHQIP
Top Channel