“Për veprime homoseksuale”, 5 vite burg për dy gra transgjinore në Kamerun

12/05/2021 16:39
Shakiro

Dy gra transgjinore në Kamerun janë dënuar me pesë vjet burg për shkelje të ligjeve të homoseksualitetit.

Sipas avokatëve, ato u dënuan për nxitje të homoseksualitetit, ndërkohë që në publik kishin shumë probleme me kartat e tyre të identitetit.

Njëri prej tyre është youtuber-ja e famshme, Shakiro, që thekson problemet me të cilat përballet komuniteti LGBT-së, në Kamerun, i ndaluar ligjërisht.
Ajo dhe shoqja e saj Patricia kanë qenë në paraburgim që nga shkurti, pas arrestimit në një restorant, raporton BBC.

Shakiro ka mijëra ndjekës në “Facebook” dhe “Youtube”, ku flet hapur për orientimin e saj seksual

Kameruni është ndër 31 vendet afrikane që kriminalizon seksin homoseksual.
Mesazhi është i qartë: homoseksualët nuk kanë vend në Kamerun”, tha një nga avokatet, Alice Nkom, e cila kryeson Shoqatën për Mbrojtjen e të Drejtave të Homoseksualëve .

Avokati tjetër, Richard Tamfu, thotë se dyshja do të apelojë vendimin pasi nuk ka asnjë provë që janë kryer akte homoseksuale, vetëm dyshim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA