KAS shqyrton kërkesat ankimore, LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër: 500 mbështetës të PS hynë në Shqipëri para zgjedhjeve

12/05/2021 10:02

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka nisur shqyrtimin e 18 kërkesave ankimore që kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ankimet po shqyrtohen në bazë të qarqeve. Qarku Gjirokastër është zona e parë zgjedhore që po shqyrtohet nga KAS. Në Gjirokastër ka tre ankimime, PD, LSI dhe kandidati i pavarur i Vetëvendosjes Kreshnik Merxhani. Që të tre kanë kërkuar pavlefshmëri të rezultatit në këtë zonë zgjedhore, ku PS ka marrë 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Palët po parashtrojnë arsyet pse kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Për këtë qark si PD, si LSI dhe kandidati i pavarur i Vetëvendosjes kanë të njëjtën kërkesë.

Përfaqësuesi i LSI, Altin Kaziaj ka përsëritur urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për karantinimin e detyrueshëm të personave që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia duke thënë se ka ndikuar në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit në këtë zonë të qarkut Gjirokastër.

LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Dropull dhe të gjithë qarkun Gjirokastër dhe pretendon se 500 persona, mbështetës të PS erdhën nga Greqia në Shqipëri para zgjedhjeve të 25 prillit dhe disa prej tyre morën detyra në komisionet zgjedhore, qendrat e votimit.

Altin Kaziaj: Kërkojmë shpalljen e pavlefshme të rezultatit në bashkinë Dropull e për rrjedhojë në të gjithë qarkun Gjirokastër. Kemi të bëjmë me shkelje të lirive sa i takon të drejtës për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Kjo shkelje ka ardhur nga vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që vendosi karantinë e detyrueshme 14 ditore.

Kjo masë është propozuar katër ditë para ditës së zgjedhjeve. Disa persona kanë ardhur para këtij dhe kanë qenë komisionerë të PS. Ka qenë vetë ministri i Brendshëm që ka ndikuar në nxjerrjen e këtij urdhri të jashtëligjshëm.

LSI rezulton të ketë qenë forcë e parë në këtë bashki, Dropull. Qytetarët nuk ushtruan dot të drejtën kushtetuese në këtë bashki dhe ndikoi në mandatin e parë të LSI në këtë qark. Kjo ka bërë humbjen e mandatit të përfaqësuesit tonë në atë qark.

Urdhri ka pasur për qellim goditjen e LSI. Urdhri është i paligjshëm dhe kërkojmë që ky vendim të prishet pasi ndodhemi në kushtet e pavlefshmërisë. Të merrni në shqyrtim kërkesën tonë për marrjen e informacionit për personat që kanë hyrë nga sistemi TIMS.

Janë rreth 500 persona që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pas vendosjes së karantinës dhe ata janë persona që një pjesë e tyre kanë qenë mbështetës të PS dhe një pjesë me detyra në komisionet zgjedhore, qendrat e votimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA