Bashkëshorti i 20-vjeçares së mbytur në grabitjen horror që ka shokuar Greqinë dhe Evropën, ka treguar sot sesi iu lut hajdutëve të mos lëndonin familjen e tij kur ata kërcënuan duke vendosur pistoletën në kokën e foshnjes së tyre.
Autoritetet thanë se kriminelët kanë lënë gjurmë të konsiderueshme gishtash dhe ADN-je në skenën e krimit tragjik, dhe pritet të kapen së shpejti.
33 vjecari Charalambos Anagnostopoulos, pilot helikopteri, ishte në gjumë në shtëpinë e tij në periferi të Athinës së bashku me gruan e tij me origjinë britanike, 20-vjeçaren Caroline Crouch, dhe vajzën 11-muajshe, kur hajdutët hynë me forcë rreth orës 5 të mëngjesit.
Anagnostopoulos tha në polici se grabitësit e maskuar e kishin lidhur atë në dysheme ndërsa lidhën Caroline pas krevatit duke kërkuar ‘Ku janë paratë?’ me një greqishte të çalë.
Burri shpjegonte më tej se ata kishin në shtëpi shuma parash pasi sapo kishin blerë një tokë dhe do të paguanin ndërtuesit për punën e tyre, por ai i kishte treguar shpejt grabitësve ku ndodheshin paratë, për të kursyer torturat ndaj anëtarëve të familjes.
Por sipas tij kriminelët kishin kërkuar më shumë para e bizhuteri dhe kishin drejtuar pistoletën nga koka e foshnjes, para se një prej tyre të mbyste Caroline me një palë pantallona kur nisi të ulërinte, sipas të përditshmes greke Agimi.
Në raportime të tjera konfliktuese nga mediat greke, thuhej se e reja ishte mbytur me një leckë në gojë, dhe jo me shtrëngim rreth qafës.
Anagnostopoulos shtonte në deponim: “Dëgjova gruan time të ulërinte për ndihmë kur isha i lidhur në dysheme dhe ajo e lidhur te krevati. Ne ulërinim që të mos na lëndonin”.
“Bebja ishte duke qarë, gruaja ime qante ndersa ata kërkonin në për shtëpi për para e bizhuteri. Papritur ata dolën nga dhoma dhe nuk dëgjoja më zërin e gruas time”.
“Ne iu lutëm të mos na lëndonin. U treguam ku ishin paratë dhe i kërkuam të na linin. Policia do t’i kapë ata”.
Policia greke e përshkruante krimin si nga ngjarjet më makabre, të kryer me një brutalitet që është i rrallë në Greqi.
Autoritetet shtuan se kriminelët kanë lënë gjurmë të mjaftueshme gishtash dhe ADN-je, në shtëpinë ku qëndruan për më shumë se një orë. 300,000 euro shpërblim janë caktuar për informacione mbi kapjen e tyre.
Ministri i brendshëm grek tha: “Rrallëherë kemi parë barbaritet të tillë në Greqi, edhe mes kriminelëve. Kemi pasur disa vrasje të shëmtuara gjatë viteve, por kjo ishte nga më brutalet”.
Përqindja e krimit në Greqi është relativisht e ulët në krahasim me pjesën tjetër të Evropës.
Viktima Caroline, ishte me baba britanik dhe nënë filipinase. Ajo ishte duke studiuar në universitet në Greqi dhe kishte lindur fëmijën e parë të çiftit qershorin e shkuar.
Bashkëshorti i saj punonte si pilot helikopteri me një firmë private pranë aeroportit të Athinës.
Sipas rrjetit ‘The Times’, Caroline është rritur në ishullin grek të Alonnisos. Ajo u martua me të shoqin në maj 2018 dhe një muaj më vonë lindën beben e tyre.
Policia tha se grabitësit dukeshin me eksperiencë dhe duket se kishin survejuan vilën luksoze të çiftit prej disa kohësh. Ata po hetojnë për personat që mund të kenë dhënë informacionin për paratë e thata që ata mbanin në shtëpi. Ngjarja ndodhi ne zonen Glyka Nera prane Athines.
Top Channel