“Djemtë pinë hashash e alkool sa u dendën” Qyno komenton vrasjen e Mehmet Qemës në rrugën “5 Maji”

12/05/2021 22:54

Gazetari Elton Qyno i ftuar mbrëmjen e sotme në Open në lidhje me vrasjen aksidentale të ndodhur në rrugën “5 Maji” tha se djemtë kanë pirë hashash e alkool sa janë dendur e më pas ka ndodhur ajo ngjarje.

Ai thekson se arma është bërë trend ashtu si telefoni në xhep, ndërsa policia nuk po e bën si duhet punën për të inspektuar zonën.

“Ngjarja që duket si aksidentale procedimin e kanë nisur për vrasje me dashje. Të gjitha veprimet i kryejnë në mënyrë të pavetëdijshme dhe se dinë se sa e rrezikshme është të mbash një armë zjarri. Shokët kanë ngrënë e pirë e më pas luajnë si roleta ruse. Edhe policia ka fajin e vet. Po inspektori i zonës ku është është në kafe apo inspektojnë qytetarët. Ata kanë pirë hashash, alkool sa janë dendur. Kemi një situatë jo normale në shoqërinë shqiptare, arma është bërë trend ashtu si ke telefonin në xhep”, tha Qyno.

Top Channel