Çekia publikon listën e 18 diplomatëve rusë të dëbuar nga vendi

12/05/2021 05:05

Ministrja çeke e Financave, Alena Schillerova ka njoftuar se vendi planifikon t’i kërkojë 47 milionë dollarë Rusisë si kompensim për dy shpërthimet fatale në depot e municioneve ushtarake në Vrbětice që ishte veprim i Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU).

Masat e para që Qeveria çeke i ka ndërmarrë deri me tani në lidhje me këto shpërthime, është dëbimi i 18 diplomatëve rusë.

Sipas Schillerova, Praga planifikon të kërkojë kompensim brenda kornizës së ligjeve ndërkombëtare, sepse procedimi penal do të zgjaste shumë, çka do të ndikonte në vonimin e kompensimit të dëmeve. Shuma prej 47 milionë dollarë është vetëm vlerësim paraprak dhe ka mundësi që pas vlerësimeve të mëtejme të dëmeve kjo të rritet.

Në lidhje me çështjen, ligjvënësi çek, Ondrej Beneshik u shpreh se do të jetë vështirë që të shtyjnë Rusinë që të paguajë kompensimin, pasi që kjo do të thotë pranim të fajit, por ai beson se Çekia duhet të fillojë procedurat e kërkimit të kompensimit edhe për të treguar se vendi më nuk do të tolerojë këtë lloj të situatës.

Të dhënat e analizuara mbështesin hipotezën se shpërthimet e vitit 2014 në Çeki ishin pjesë e një operacioni afatgjatë të GRU-së që synonte dobësimin e Ukrainës për të siguruar armë dhe municione për mbrojtjen e saj kundër trupave ruse dhe militantëve të sponsorizuar nga Rusia në luftën në lindje të Ukrainës.

Edhe pse qeveritë nuk bëjnë publike emrat e diplomatëve të dëbuar, mediet çeke kanë arritur të mësojnë identitetin e diplomatëve rusë të dëbuar.

Lista e 18 diplomatëve rusë të dëbuar nga Çekia:
Aleksandr Antonov
Aleksey Kolmakov
Maksim Kraylin
Andrey Makarenko
Aleksey Tryakin
Anton Belov
Aleksandr Dudnik
Konstantin Shevchuk
Yevgeniy Golikov
Yuriy Yegorov
Dimitriy Moskovkin
Viktor Budyak
Aleksandr Movchan
Mariya Vershinina
Konstantin Andryukhov
Mikhail Labzin
Sergey Solodukhin
Valeriy Terentiyev

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA