Partia Demokratike njofton se ditën e diel më 16 maj ora 17:00 do të zhvillojë mbledhjen e Kryesisë së partisë dhe të Këshillit Kombëtar në një kohë që kreu i saj Lulzim Basha është nën presion për dorëheqje pas humbjes në 25 prill.
Basha i cili është dhe në fund të mandatit si kryetar i PD, po bën një vesh të shurdhër me grupin “Basha Boll” që duan ikjen e tij, dhe fokusin tashmë e ka tek zgjedhjet e 25 prillit të cilat ai i ka cilësuar si ‘masakër elektorale’.
Sipas njoftimit nga PD dy mbledhjet do kenë rend dite: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.
Njoftimi
Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.
Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.
Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!
Me respekt,
Sektetari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi
Top Channel