Basha, “fushatë” në Lezhë/ Takimi me mbështetësit e PD: Ja si u vodhën zgjedhjet e 25 prillit

12/05/2021 15:22

Turin denoncues të zgjedhjeve të 25 Prillit kryedemokrati Lulzim Basha e vijojë me demokratët e Lezhës të cilëve u tha se “Krimi zgjedhor dhe vjedhja më e madhe në historinë tonë nga Rama-Doshi, është një krim ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë”.

“E kam thënë në emrin tuaj dhe në emrin tim që në fillim të fushatës, kjo betejë nuk bëhej për Partinë Demokratike, kjo betejë bëhej për shqiptarët, bëhej për Shqipërinë, bëhej për lezhjanët, për mirditorët, për kurbinasit, për të gjithë shqiptarët. Në këtë betejë ne dolëm ballëhapur para atyre. Pa asnjë pushtet, me bashkinë e vjedhur nga procesi kriminal i 30 qershorit. Me drejtësinë në gjunjë që i lëpihet Arben Ndokës, që jo më kot e lëshuan një javë para zgjedhjeve, njësoj si Altin Hajrit, ja hoqi sekuestron OFL-ja, që në fakt është Operacion Kriminal Negocimi i Edi Ramës me krimin”, u shpreh Basha.

‘Le të bëhemi gati’, tha Lulzim Basha, ‘që njeriut që ndërtoi skemën kriminale dhe orkestroi masakrën elektorale të 25 prillit dhe aleatëve të tij kriminel, t’i tregojmë vendin një orë e më pare’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA