Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në rrugën “Don Bosko”, në kryeqytet.
Sipas një informacioni paraprak të dhënë nga policia mësohet se një automjet ka aksidentuar fëmijën e mitur, me iniciale A. S 4 vjec.
Vogëlushi është shoqëruar menjëherë për në spital dhe ndodhet nën kujdesit e mjekëve, ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjec, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel