24/11 17:34
Vullkani Fagradalsfjall është akoma aktiv, ndërsa burimi i lavës mund të shihet edhe nga Reykjavik.
Vullkani shpërtheu në muajin mars dhe që atëherë vazhdimisht ka hedhur lavë, magmë dhe gurë.
Fagradalsfjall është bërë një destinacion popullor në rajon që ka tërhequr qindra turistë.
Videot e shumta në rrjetet sociale tregojnë njerëzit duke parë spektaklin nga afër, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të mos afrohen pasi rrezikshmëria është shumë e madhe.
Top Channel