Gazetarja e ‘Top Channel’, Anila Hoxha ka siguruar pamjet ekskluzive pak momente para se të ndodhte vrasja e 27-vjeçarit, Mehmet Qema.
Sikurse shihet në video autori 28-vjeçar, Marius Dema ka qenë duke e mbajtur armën në dorë, ndërsa personat e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, kanë qenë të ulur në tavolinë bashkë me viktimën. Dema e ka qëlluar me një plumb në gjoks, por kjo ka mjaftuar që t’i marrë jetën.
Mësohet se viktima Mehmet Qema njihej edhe me nofkën ‘Tallman’ ose ‘Hasjanali’ dhe vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Londra.
Një nga të shpallurit në kërkim për moskallëzim krimi është edhe ish i dashuri i këngëtares shqiptare Baby G, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i Stresit, Blerim Hoti, ose i njohur ndryshe si Lim Hoti.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas negociatave me avokatët dhe familjarët, është vetëdorëzuar Marius Dema dhe Frenkli Myftari, një nga personat që ishte shpallur në kërkim për ngjarjen.
Top Channel