U arrestuan për dhunë, Gjykata e Tiranës liron nga qelia Presidentin dhe administratorin e klubit të Kastriotit
11/05/2021 10:44
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Alban Voglin, President i klubit të futbollit Kastrioti dhe Gazmend Vogli, administrator i klubit.
Mësohet se për Alban Voglin, Gjykata caktoi masën “detyrim për paraqitje”, ndërsa për Gazmend Voglin “arrest në shtëpi”, ndërsa vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ardiana Bera.
Dy zyrtarët e klubit të futbollit u arrestuan të shtunën gjatë përballjes Tirana-Kastrioti në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Gazmend Vogli u fut në fushë duke ndërprerë për disa minuta takimin, ndërsa Alban Vogli ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë.
Top Channel