Qëlluan me pushkë në ajër, arrestohen katër të rinj në Berat. Ja çfarë iu sekuestrua pas kontrollit në banesa

11/05/2021 11:52

Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Beratit dhe një 17-vjeçar është proceduar penalisht, pasi kanë qëlluar m armë të tipit pushkë gjysmë automatike në ajër.

Policia njofton se pas kontrollit në banesat e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në kubikë, 1 dorezë metalike, 1 shkop metalik, 51 fishekë dhe një automjet.

Njoftimi i plotë:

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe vihen në pranga nga Policia, 4 persona.

Sekuestrohet arma e zjarrit, pushkë gjysmë automatike.  

Gjatë kontrollit të banesave të personave të arrestuar u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis, fishekë, shkop dhe dorezë metalike.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet të Komisariatit Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L.F., 20 vjeç, A. G., 19 vjeç., D. Sh., 20 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, të katërt banues në lagjen Çlirim, Berat, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur M. Z., 17 vjeç.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një zonë malore në fshatin Drobonik, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pushkë gjysmë automatike.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë krehur zonën, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në kubikë, 1 dorezë metalike, 1 shkop metalik, 51 fishekë dhe një automjet.   

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA