Prostitucion në një hotel në Pogradec/ Arrestohen 2 vajza dhe një 17-vjeçare, ndalohet pronari dhe 3 klientët
11/05/2021 20:23
Një rast i ushtrimit të prostitucionit në një lokal është goditur nga policia ditën e sotme.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar sot ku janë arrestuar 2 vajza në moshë të rritur një vajzë minoren 17 vjeç të cilat ofronin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Është ndaluar pronari i hoteli si edhe 3 klientë që janë gjetur në hotel dhe bar në kohën e operacionit. Vendi ku ushtrohej aktiviteti ndodhet përgjatë aksit Pogradec-Drilon
Top Channel