Policia e Tiranës i vë prangat 7 personave dhe shpall në kërkim një tjetër, sekuestrohet edhe heroinë

11/05/2021 13:00
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e shtatë personave si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre, një 53 dhe një 31-vjeçar janë arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesa i janë gjetur disa doza heroinë.

Ndërsa pesë të tjerët janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, si “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen doza më lëndë narkotike heroinë, vihen në pranga poseduesit e tyre.

Arrestohen në kushtet e flagrancës 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale, vihet në pranga dhe 1 person i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.D., 53 vjeç dhe M. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroinë.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. I., 49 vjeç, pasi ka kanosur me një mjet prerës familjen e shtetasit G. E.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit E. Gj., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L.D., 24 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Dh. P., 24 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA