Në Gjykatën e rrethit Lushnje është dhënë masa e arrestit për tre të arrestuarit e laboratorit të drogës.
Mësohet për Marjo Celën është vendosur ‘detyrim paraqitje’, për Mestan Zoton, me detyrë elektricist është dhënë masa ‘arrest shtëpie’, ndërsa Vilsi Liçi, 24 vjeç po me detyrë elektricist është dhënë masa ‘arrest me burg’.
Dy elektricistët u arrestuan me akuzën shpërdorimit të detyrës, pasi sipas Prokurorisë ata nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë. Ndërsa Marjo Cela, i cili ka një biznes gomisteri u arrestua me akuzën e moskallëzimit të krimit.
Dy avokatët e çështjes, Saimir Korreshi dhe Ervin Zoto jashtë kamerës thanë se janë të pa kënaqur me vendimin dhe do ta apelojnë. Deri më tani asnjë nga poseduesit e karburantit nuk është ndaluar.
Top Channel