Një britanike 20-vjeçare është torturuar për vdekje para bebes së saj 11-muajshe pasi grabitësit hynë natën me forcë në shtëpinë efamiljes së saj në Greqi.
Tre grabitësit mbytën 20-vjeçaren Caroline Crouch pasi hynë me thyerje në shtëpinë e saj në Glyka Nera në Athinë, dhe lidhën bashkëshortin e saj, tha policia.
Bashkëshorti i saj Charalambos Anagnostopoulos, një pilot 33-vjeçar, i mbijetoi sulmit, ndërsa sulmuesit u larguan me paratë dhe bixhuteritë e vjedhura.
Policia tha se grabitësit kishin vrarë gjithashtu qenin e familjes, të cilin e lanë të varur në gardhin e shtëpisë.
Bashkëshorti i gruas dëshmoi sesi gruaja e tij u detyrua të tregonte ku ndodheshin paratë dhe bixhuteritë. E përditshmja vendase Proto Thema jepte dëshminë e burrit: “Ndodhi pak pas orës 05.00. Ishin tre njerëz të maskuar, njëri ishte shumë i gjatë. Ata ulërisnin dhe kërcënonin me një greqishte të keqe. Më lidhën mua në një karrige dhe shkuan te gruaja ime”.
Një nga hetuesit tha për mediat: “Gruaja duket se është mbytur nga grabitësit që tentonin të mesonin ku ndodheshin paratë dhe bixhuteritë. Hetimet tona vazhdojnë, në pritje të raportit mjeko-ligjor”.
Vrasja e një gruaje para fëmijës së saj, mundësisht nga kriminelë të komuniteteve të huaja, ka tronditur opinionin në Greqi.
Policia tha se katër njerëz ishin të përfshirë në krimin makabër, një prej të cilëve kishte qëndruar roje. Të gjithë ishin të maskuar dhe flisnin një greqishte të gjymtuar.
Ata arritën të largohen me rreth 15 000 euro në vlerë parash të thata e bizhuteri, në sulmin e mëngjesit të sotëm.
Bashkëshorti i viktimës ishte çliruar dhe thërriti policinë rreth orës 06.00
Bebja e tyre u gjet duke qarë pranë trupit të pajetë të nënës.
Top Channel