Një aksident i rëndë është shënuar pak momente më parë në Yzberisht, në Bulevardin e Ri.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor, e për pasojë pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, teksa drejtuesja e mjetit tip “Opel” është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Personi i cili humbi jetën nga përplasja me makinën është identifikuar si Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si ‘Xubi i Yzberishtit’.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel