350 kg kokainë e fshehur në ngarkesën me dërrasa kapet në portin e Valencias, arrestohet shqiptari dhe 2 spanjollë

11/05/2021 12:22

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, dy spanjollë dhe një me kombësi shqiptare.

Ata u larguan nga Porti i Valencias pasi pretenduan se kishin gjetur një sasi e konsiderueshme prej 350 kg kokainë të fshehur në një ngarkesë të dërrasave në një anije që vinte nga Brazili.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se shqiptari vepronte si noter i operacionit ku do të vepronin sikur kishin gjetur drogën për të shmangur cdo akuzë. Mashtrimi dhe kokaina në anijen që transportonte dërrasat nga Brazili u zbulua nga Agjentët e Gardës Civile të Portit, në bashkëpunim me Agjencinë e Taksave.

Me këtë konfiskim, tashmë janë tre depo të një sasie të ngjashme (midis 300 dhe 350 kilogramë) të fshehura me të njëjtën metodë dhe kamuflohen midis një ngarkese të ligjshme dhe hyjnë në portin e Valencias, ndërsa eksportuesi dhe importuesi thonë se nuk kanë dijeni për ekzistencën e drogës.

Tre të arrestuarit, të moshës 42, 32 dhe 28 vjeç janë në paraburgim dhe do të dalin para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA