05/11 11:17
Të shtënat me armë në një shkollë në qytetin rus, Kazan ka marrë jetën e 8 studentëve dhe një mësueseje.
Agjensia e lajmeve RIA Novosti bën me dije se dy persona të armatosur qëlluan me armë në shkollë. Njëri prej tyre, 17 vjec ka rënë në prangat e policisë.
Zyrtarët lokalë thanë se disa nxënës u evakuuan nga shkolla ndërsa të tjerë ndodhen ende brenda ndërtesës. Autoritetet thanë se janë vendosur masa shtesë të sigurisë në të gjitha shkollat në Kazan, kryeqyteti i rajonit Tatarstan të Rusisë, afërsisht 700 kilometra në lindje të Moskës.
Ndërsa të shtënat në shkolla janë relativisht të rralla në Rusi, por vitet e fundit ka pasur disa sulme të dhunshme kryesisht të kryera nga studentë.
Top Channel