Vijon zjarri në pyjet e Mirditës, terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve

10/05/2021 11:00

Vatra e zjarrit në malet e Mirditës, e cila ka nisur që paraditen e djeshme vijon ende edhe sot.

Mësohet se përgjatë këtyre 24 orëve flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyjet e Oroshit.

Zjarri ka rënë në malet e Bulshare në Orosh të Mirditës, ndërsa ndërhyrja nga toka është shumë e vështirë.

Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për rrezik në qendrat e banuara, por terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Në terren ndodhen 5 efektivë zjarrfikës, 4 punonjës të Njësisë Administrative dhe një inspektor i pyjeve dhe aktualisht po ndërhyhet me mjete rrethanore.

Top Channel