Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Të gjitha autoritetet shëndetësore bëjnë përgjegjëse kërpudhat helmuese si shkaktare të vdekjes së tre anëtarëve të një familje nga Gjilani.
Ata ndodheshin në gjirin e Lalzit për pushime dhe sic thuhet kishin përgatitur ushqime me kërpudha të mbledhura në zonën pyjore aty rrotull.
Po si dallohen se cilat janë helmuese? Ish-ministri, Edmond Panariti shprehet se:
“Ky është një test i cili mund të kryhet nga të gjithë laboratorët rajonalë, është një test shumë i thjeshtë. Quhet testi vilant, për herë të parë është futur në përdorim në vitin 1979. Quhet strip test, ka të bëjë me një letër filtri, e cila imprenohet në acid klorhidrik të përqendruar, thahet dhe është e gatshme për përdorim. Po të përdoret me kujdes është shumë e efektshme dhe zbulon brenda minutit kërpudhën toksike”.
Për më tepër ndiqni intervistën e përgatitur.
Top Channel