“Shtëpia dukej si skenë krimi”/ 3 familjarë humbën jetën pas konsumimit të kërpudhave, djali: Mjeku më tha është shumë vonë, kanë kaluar tre ditë…

10/05/2021 14:04

Tre familjarë të familjes Haliti nga Gjilani, humbën jetën, pasi dyshohet se konsumuan kërpudha helmuese, në shtëpinë e tyre, në Gjirin e Lalëzit.

Djali i çiftit Afrim dhe Ferzinaze Haliti, tregon për “Shqipëria live”, se të afërmit vuajtën shumë për tre ditë rresht. “Për herë të fundit kam folur me babin. Tha hajde shpejt se po nisemi për Tiranë, në 5 maj.
Nuk mund të fliste, vetëm hajde më shpejt se jemi keq thoshte. Kur e mora, u përgjigj infermieri, tha nëna është më keq, u nis për Tiranë. E vura re që zëri nuk ishte si normalisht. Gjithë kohës, kanë qenë duke vjellë, pasi u kthyen nga Manza. Tha kemi ngrënë diçka”, rrëfen ai.

Ai tregon çfarë i tha mjeku, pasi mbërrit në spital: “E pyeta mjekun çfarë ka ngrënë. Tha kërpudha, është tepër vonë tani, kanë kaluar tre ditë. I kërkova të bënte diçka urgjentisht”.

Bashkëshortja e djalit të çiftit, rrëfen se situata në shtëpi ishte alarmante: “Kur hyra në shtëpi, e pashë si një skenë krimi. Kanë vuajtur shumë, nga mjekimi i dobët. Babi tha që ka parë vdekjen me sy, nuk mundej të ndihmonte as gruan, as mamin. Kam parë një tigan, që kishin skuqur diçka, por nuk mund ta kuptonim çfarë”.

Gazetari i “Shqipëria live”, pas bisedave me fqinjët e tyre në Gjirin e Lalëzit, tregon se “para se të shkonin në piknik i kanë pyetur komshinjtë a konsumohen

FOTO GALERI
1/6
Fotot, e dërguara nga nusja e çiftit

Top Channel