23/12 22:58
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Një 70-vjeçar, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia njofton se viktima ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:00, në lagjen Pavarësia, Vlorë, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Dh. D., 70 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor.
Top Channel