Kolorado/ Festa e ditëlindjes përfundon në tragjedi, një person i armatosur qëllon për vdekje 6 pjesëmarrës dhe në fund vret veten

10/05/2021 11:30

Një person i armatosur qëlloi për vdekje gjashtë vetë dhe pastaj veten në një organizim ditëlindjeje, në Kolorado të dielën.

Të shtënat ndodhën në një park shtëpie të lëvizshme ku familjet ishin mbledhur për të festuar.
“I dyshuari, ishte i dashuri i njërës prej vajzave që u vranë. Sipas raportimeve nga policia e Kolorados, ai hyri brenda dhe filloi të qëllojë. Ende nuk dihet çfarë mund ta ketë shtyrë drejt këtij akti tragjik.

Viktimat janë të gjithë të rritur, megjithëse disa fëmijë ishin të pranishëm, shkruan BBC.
“Ky akt i tmerrshëm ka rezultuar në vdekjen e gjashtë viktimave të rritura. Fëmijët në rimorkio nuk ishin të dëmtuar nga i dyshuari dhe tani janë me të afërmit”, tha policia lokale.

Oficerët e policisë iu përgjigjën një thirrje në Canterbury Mobile Home Park rreth orës 12:18 me kohën lokale.

Kryebashkiaku i Kolorados, John Suthers e quajti një “akt të pakuptimtë dhune”, duke thënë: “Sot ne e gjejmë veten duke mbajtur zi për humbjen e jetës dhe duke u lutur solemnisht për ata që u plagosën dhe ata që humbën anëtarët e familjes.”

Në mars, 10 njerëz u vranë në një të shtënë masive brenda një dyqani ushqimesh në qytetin Boulder të Kolorados. Autori i dyshuar u arrestua më vonë. Ai tani përballet me 10 akuza për vrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA