Foto ilustruese

Një 56-vjeçar është mbytur në  Durrës dhe trupi i tij është gjetur në afërsi të Porto Romanos.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Informacion paraprak

Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B.,  rreth 56 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel