Po tërhiqte paratë në bankomat, një person i paidentifikuar përpiqet ta grabisë, duke e kërcënuar me thikë

08/05/2021 12:49
Foto ilustruese

1 person, ende i paidentifikuar dyshohet se u përpoq të grabiste një 34-vjeçare në Sarandë, menjëherë pasi ajo doli nga bankomati ku kishte tërhequr para.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2, rreth orës 10:00. Në njoftimin e policisë, thuhet se i dyshori donte të grabiste 34-vjeçaren me iniciale A.N.

Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel