Lajmi i fundit
“Mos më ndërprit”, Ndreca përplaset me Zhejin në "Top Story": Rama se kontrollon drejtësinë, do të funksionojë

Janë të shumtë pushuesit të cilët këtë fundjavë kanë zgjedhur Drilonin por edhe vijën liqenore të Pogradecit.

Kanë zgjedhur të shijojnë peizazhin, gatimet dhe shumë atraksion e të tjera ndërkohë që moti i ngrohtë duket se i ka favorizuar.

Driloni mund të soditet nga varka apo edhe duke ecur në këmbë mes gjelbërimit ndërsa sado të shumtë të jenë frekuentuesit e tij zërat e tyre duket se zbehen mes kësaj natyre të veçantë. Të organizuar me familjen apo edhe shoqërinë pushuesit nga Shqipëria e jo vetëm zgjodhën të shijojnë një fundjavë të qetë në këtë perlë të natyrës.

Do të duhet ende investim e shërbime të shtuara për ta rritur nivelin e turizmit ne këtë zonë të Pogradecit por ndërkohë për ata që duan t’i largohen zhurmës e rrëmujës së qyteteve ky mbetet një cep i bukur i natyrës sonë.

Top Channel