Jo vetëm nxënësit japin provime, por edhe mësuesit testohen gjithashtu. Sot rreth 4000 mësues të arsimit parauniversitar zhvilluan provimin e kualifikimit.
Në këtë provim kishin të drejtë të merrnin pjesë arsimtarët që deri në fund të dhjetorit të 2020 kishin mbushur të paktën 5 vite punë për të zotëruar titullin “mësues i kualifikuar”, ndërsa mësuesit me eksperiencë 10-vjeçare për kategorinë “mësues specialist” dhe ata me vjetërsi 20-vjeçare për t’u kualifikuar si “mësues mjeshtër”.
Pas dy javësh mësuesit do të mësojnë notat. Në bazë të pikëve të dosjeve që kanë dorëzuar si dhe testit, ata do të vlerësohen me shkëlqyer, shumë mirë, mirë dhe dobët. Mësuesit me rezultat të pamjaftueshëm, nuk penalizohen me humbjen e vendin të punës, vetëm nuk kualifikohen dhe mund të përsërisin testin deri në tre herë.
Ky test është i përvitshëm dhe pjesëmarrja nuk është e detyrueshme, megjithatë dëshira e arsimtareve për t’u rritur profesionalisht është e madhe si dhe ka një përfitim të vogël monetar, nga 5% deri në 15%.
Top Channel