Me granatë kundër policisë/ I kërkuari për vrasje kërcënoi forcat e policisë që po i hynin në shtëpi

08/05/2021 15:07

Një i kërkuar për vrasje kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e Policisë në Gjirokastër, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës.

Aksioni ndodhi në lagjen 11 janari, kur policia hyri të kontrollonte banesën e një 51-vjeçari që kërkohej për vrasje dhe kontrabandë. Ata hasën në qëndresën e tij dhe tenatativën për t’u larguar.

Zona u rrethua në një perimetër të gjerë. Fatmirësisht ngjarja përfundoi pa incident pas rrezikut që vinte si pasojë e granatës difensive të montuar me ndezës universal që mbante në duar i kërkuari. Pasi hynë në banesën e tij, policia sekuestroi një armë zjarri automatik, një krehër dhe 19 fishekë.

Top Channel