Udhëheqësi iranian Ali Khamenei kritikoi shkeljet e Izraelit kundër palestinezëve, duke thënë se “Izraeli nuk është shtet, është bazë terroriste”.
Duke folur në televizion drejtpërdrejt me rastin e Ditës së Kudsit në Iran, Khamenei kritikoi sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve dhe normalizimin e marrëdhënieve nga disa vende arabe me Izraelin.
Duke përshkruar SHBA-në, Britaninë dhe Izraelin si “armiq të Palestinës”, Khamenei deklaroi se këtyre fuqive nuk duhet t’u besohet për të zgjidhur problemin. “Cionistët e kthyen Palestinën nga dita e parë në një bazë terroriste. Izraeli nuk është shtet, është një bazë terroriste. Kjo është arsyeja pse është detyra e të gjithëve ta luftojnë atë,” tha Khamenei.
Udhëheqësi iranian u bëri thirrje klerikëve të krishterë dhe muslimanë që ta shpallin “haram” normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
Top Channel