Pas Bundestagut dhe Këshilli Federal Gjerman miratoi kërkesën e qeverisë për lehtësimin e masave për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga koronavirusi, ç’ka do të thotë se për këta persona hiqet e ashtuquajtura frena e emergjencës.
Dhoma e landeve dha dritën jeshile për rregulloren federale, e cila mund të hyjë në fuqi gjatë fundjavës. Argumenti kryesor i qeverisë është se, sipas Institutit Robert Koch (RKI), këto grupe njerëzish nuk paraqesin më rrezik për infektimet dhe përhapjen e sëmundjes.
Në Gjermani ekziston aktualisht një ndalim qarkullimi në nivel federal nga ora 22:00 e në disa lande në orën 21:00. Detyrimi për të mbajtur maskë në vende të caktuara dhe kërkesa për distancë në hapësirat publike duhet të vazhdojë megjithatë të zbatohet. “Suksesi i vaksinimeve nuk do të thotë që ne mund të jemi të pakujdesshëm,” theksoi të martën Ministrja Federale e Drejtësisë, Christine Lambrecht.
Pandemia ende vazhdon dhe ekziston një rrezik individual i infektimit edhe për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Covid-19, shtoi ajo. Rregullorja bazohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Infektimet, i cili parashikon një frenë emrgjente në të gjithë Gjermaninë, në vendet ku incidenca e infektimeve kalon 100 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.
Shoqata Gjermane e Qyteteve sakaq ka kërkuar që të ketë më shumë lehtësime edhe për personat e testuar me një rezultat negativ ndaj koronavirusit.
Top Channel