Emiratet i bëjnë thirrje Izraelit të ulë tensionet në xhaminë e Al-Aqsa e Sheikh Jarrah (fotot)

08/05/2021 16:58

Policia izraelite ka mësyrë dje brenda xhamise kryesore palestineze në Jerusalem duke qëlluar me plumba gome dhe granata zhurmuese për të shpërndarë besimtarët, pas protestave për dëbimet e mundshme të palestinezëve nga zonat e kolonive të reja izraelite.

Ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa Shaheen Almarar shprehu dje shqetësim të thellë për dhunën e përdorur në xhamitë e Al Aqsa dhe qëllimet për dëbimin e palestinezëve nga tokat e tyre në zonën e Sheikh Jarrah.

Ministri i Emirateve dënoi dhunën e përdorur në tokat e pushtuara të Jeruzalemit Lindor dhe mësymjen në xhaminë e shenjtë të Al-Aqsa, që sollën plagosjen e më shumë se 100 civilëve të pafajshem.

Ai tha se EBA dënojnë bastisjen e xhamisë nga autoritetet izraelite  dhe theksoi se Izraeli duhet të marrë përgjegjësitë e tij sipas ligjit ndërkombëtar, duke mbrojtur të drejtën e palestinezëve për të praktikuar fenë e tyre dhe të ndalojë praktikat e dhunimit të shenjtërisë së xhamisë së Al-Aqsa.

Të paktën 205 palestinezë dhe 17 oficerë u plagosën në përleshjet e natës së djeshme në vendin e tretë më të shenjtë të fesë islame në Lindje të Jeruzalemit. Mediat dhe grupet e ndihmës tha në se palestinezët i qëndruan disa qindra policëve izraelitë me veshje të rënda.

Përleshjet vijuan në zonën Sheikh Jarrah të Jeruzalemit ku shumë familje palestineze përballen me dëbim nga shtëpitë.

Thirrje për qetësi u drejtuan dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe OKB, ndërsa Bashkimi Evropian dhe Jordania shprehen alarm për mundësinë e dëbimit të palestinezëve.

Më herët të premten, dhjetra mijëra palestinezë u mblodhën në kodrat rreth xhamisë për lutjet e të premtes së fundit para mbylljes së Ramazanit, duke protestuar për dënimet nga qyteti i Jeruzalem, që është qendra e konfliktit mizor të Lindjes së Mesme.

Policia përdori pompa uji me presion dhe autoblinda  për shpërndarjen e protestuesve.

Gjykata e lartë izraelite do të dëgjojë të hënën çështjen e dëbimeve nga Sheikh Jarrah.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se 108 palestinezë të plagosur u dërguan dje në spital, shumica e të cilëve të goditur nga plumba gome.

Një prej tyre humbi një sy dhe disa të tjerë kishin plagë në kokë, por shumica e plagëve ishin të lehta, thanë autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA