Ushtria afgane vendos njësi speciale për t’u përballur me talebanët

07/05/2021 15:44

Ushtria afgane vendosi sot njësi speciale në provincën kryesore veriore Baghlan midis përplasjeve të ashpra me talebanët duke shkaktuar viktima tek të dyja palët.

Ministria e Mbrojtjes në kryeqytetin Kabul tha se forcat e përbashkëta të ushtrisë dhe policisë si dhe forcat speciale filluan një operacion anti-terrorist në Baghlan, i cili ndodhet në arterien kryesore që lidh Kabulin me pjesën tjetër të provincave veriore të vendit.

“Armiku ka pasur 100 viktima në luftën kundër policisë kombëtare, NDS-së (agjencisë së inteligjencës) dhe forcave të ushtrisë”, deklaroi Shafiullah Mohammadi, komandanti i njësive speciale lokale për “Tolo News”.

“Viktimat e tyre janë rritur me mbërritjen e forcave komando natën e kaluar dhe operacionet do të vazhdojnë”, tha ai.

Lajmi vjen një ditë pasi mediat lokale raportuan se talebanët morën të paktën tetë pika kontrolli të policisë dhe dy baza në zonë.

Në një deklaratë, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid pretendoi se të gjitha rajonet në Baghlan-in qendror dhe periferitë janë nën kontrollin e tyre.

“200 trupa dhe policë, përfshirë komandantët e lartë, u bashkuan me muxhahedinët, APC të shumta (transportues të blinduar të personelit) dhe automjete së bashku me një sasi të konsiderueshme armësh të rënda dhe të lehta, municione dhe pajisje të tjera janë sekuestruar”, shkroi ai në Twitter.

Përplasjet në rritje midis talebanëve dhe forcave afgane të mërkurën panë kryengritësit duke pushtuar Borka në Baghlan.

Në vendet tjetra, nga shpërthimi i përplasjeve në Ghazni, Paktika, Kunduz, Herat dhe Faryab, kanë detyruar qindra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Mes negociatave të bllokuara të paqes, Afganistani dëshmon për intensifikimin e luftimeve që kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden më 16 prill njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga vendi në shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA