Korrupsioni është njëkohësisht shkak dhe pasojë në Ballkanin Perëndimor, dhe mënyra se si është është i lidhur me politikën sugjeron një shkallë të tij të organizuar e sistematike në një sërë vendesh të rajonit, thuhet në dy raporte të reja anti-korrupsionit, te publikuara si pjesë e serisë ‘Infrastruktura e Integritetit’ nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional.
Kjo iniciativë vëzhgon korrupsionin në rajon dhe implementimin e zotimeve anti-korrupsionit të qeverive të vendeve të tij në kuadrin e procesit të Berlinit. Njëri prej dy raporteve gjurmon progresin e arritur që prej 2019-tës.
“Lufta kundër korrupsionit është një qartazi një prioritet për Bashkimin Europian”, thotë autorja Sunčana Roksandić e cila nënvizon se fjala “korrupsion” përmendet 88 herë në komunikimin e BE-së në 2020-tën. “Lufta kundër këtij fenomeni është një prioritet për shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor, e të shpresojmë që e tillë të jetë dhe për qeveritë”, vazhdon ajo.
Raporti i dytë mban titullin” Politika ekonomike e korrupsionit të organizuar dhe anti-korrupsionit” dhe analizon faktorët që lejojnë krimin e organizuar të lulëzojë. Ai tregon gjithashtu se ndërsa ne Ballkan ka pasur progres të rëndësishëm në adoptimin e legjislacioneve të duhura anti-korrupsion, institucioneve apo strategjive, implementimi i këtyre masave lë për të dëshiruar.
Pasoja është ajo që raporti e cilëson si “korrupsion i organizuar”, që sjell jo vetëm përfitime të paligjshme financiare, por lidhet edhe me blerjen dhe ‘ndikimin’ sistematik të mbështetjes sociale për të fituar ose qëndruar në pozicione të pushtetit politik dhe ekonomik.
Hartuesit e raporteve shpresojnë që përmes tyre të ndihmohet informimi rreth iniciativave të vazhdueshme kundër këtij fenomeni, siç është Roadmap-i i Financave të Paligjshme dhe i Antikorrupsionit”.
Top Channel