Punëdhënësit amerikanë punësuan më pak njerëz seç pritej muajin e kaluar, përkundër një pakete të madhe stimuluese, të miratuar nga Qeveria amerikane.
Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, vetëm 266,000 vende pune u hapën në prill.
Pritjet e ekonomistëve ishin për 900,000 deri në dy milionë vende të reja pune.
Byroja e Statistikave të Punës po ashtu tha se shkalla e papunësisë në prill ishte 6.1 për qind.
Në total, 9.8 milionë njerëz mbeten pa punë.
Në shkurt të vitit 2020, përpara se të nisnin masat e izolimit nga koronavirusi, të cilat mbyllën miliona vende pune, 5.7 milionë njerëz ishin pa punë.
Në muajin mars, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, miratoi një paketë stimuluese ekonomike në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh.
Top Channel