Misioni i SHBA-ve në OSBE në një deklaratë për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, përgëzon shqiptarët për angazhimin në votime, por vuri në dukje disa problematika .
Ata theksojnë se përfshirja e të gjitha partive politike në zgjedhje, e teknologjisë që bënte të mundur identifikimin elektronik të qytetarëve ishin aspektet pozitive.
Deklarata
Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin e Shqipërisë për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet e tyre parlamentare në 25 Prill. Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirë-organizuar dhe në mënyrë të përshtatshme transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia dhe zbatimi i teknologjive të reja .
Vëmë re se këto zgjedhje panë zbatimin e suksesshëm të kodit të ri zgjedhor, rezultat i një kompromisi të lehtësuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Për më tepër, siç është përmendur në raportin paraprak të ODIHR, shumica e bashkëbiseduesve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin si një mënyrë për të zbutur rrezikun e votimit të dyfishtë, votimit familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. Shtetet e Bashkuara ishin gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodhi që nga viti 2017.
Përmirësimet në kodin zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri partish në zgjedhje është demokraci në veprim dhe tregon përkushtimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik.
Ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.
Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe ne akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.
Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore. SHBA shpresojnë se në raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti.
Top Channel